22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Zgjedhje lokale dhe parlamentare në një ditë? PDK dhe LDK kundër idesë së VV-së

- Advertisement -

Të gjithë folën për datën e zgjedhjeve lokale në takimin e partive me presidenten Vjosa Osmani, por jo edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo propozoi edhe diçka tjetër.

”Ishte një ide që të shpallen zgjedhje të dyja, edhe ato të jashtëzakonshme, edhe këto lokale”, ka thënë Albulena Haxhiu.

Por, kërkesa që shkaku i krizës politike të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në të njëjtën ditë me lokale nuk po u pëlqen aq shumë partive të tjera.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se nuk u frikësohen zgjedhjeve të reja, por aktualisht, sipas tyre, më i rëndësishëm është realizimi i vullnetit të qytetarëve të dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Çdo parti politike është e gatshme për me i hy një procesi zgjedhor, po logjika e një procesi të njëpasnjëshëm të zgjedhjeve nuk është e zakonshme në këtë vend. Pra, inatet politike duhet lënë anash dhe duhet pjekuri politike për marrëveshje politike, edhe kjo i takon të parit”, ka thënë Krenar Xhaferi, deputet i LDK-së.

Vlerësim të ngjashëm ka edhe në PDK.

“Në parim nuk besoj se duhet të shkojmë në zgjedhje nacionale tash. E dyta, nuk besoj që as ka kushte e as subjektet tjera opozitare do të pajtohen me këtë koncept të LVV-së. Dhe, nën 3, LVV-ja ka obligim kushtetues krijimin e institucioneve”, ka thënë Ferat Shala, Deputet i PDK-së.

Ndërsa analisti politik, Albinot Maloku vlerëson se partitë tjera nuk e kanë për obligim ta pranojnë kërkesën e Vetëvendosjes.

“Subjektet tjera nuk e kanë të domosdoshme që procesi të ndodhë me procesin lokal, për rrjedhojë nuk e kanë obligim që t’i plotësojnë këtë kërkesë dhe pritje të LVV-së”, ka thënë Albinot Maloku, Analist politik.

Për ditën e zgjedhjeve lokale janë diskutuar tri data: 5, 12 dhe 19 tetor, derisa presidentja Vjosa Osmani pritet të zgjedhë njërën prej tyre.

Të ngjashme

Të fundit