Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Lidhur me këtë, në “Rubikon” të Klan Kosovës, opinionisti Vehbi Kajtazi, deklaroi se Gjykata Kushtetuese mund të mos e trajtojë ankesën e Listës Sërpska, transmeton Klankosova.tv.
“Unë mendoj që Gjykata Kushtetuese nuk do ta trajtojë, sepse konsiderohet rast i gjykuar. Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një aktgjykim paraprak, i cili ka thënë që ‘nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga pakica serbe propozohet nga shumica serbe’. Kjo nuk ka ndodhur. Zgjedhja e zotëri Rashiq nuk është e rregullt, megjithatë e kanë trajtuar, e kanë gjykuar si lëndë”, tha ai.