-10.8 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Zgjedhja e presidentit, Kusari-Lila: Duhet të ketë koordinim për 80 vota

- Advertisement -

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, e cila është zgjedhur deputete në koalicion me VV-në, ende nuk e ka një qëndrim në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.

Ajo nuk ka thënë se do ta përkrah presidenten aktuale Vjosa Osmani edhe për një mandat,

Në “InfoNata” në Tëvë1, ajo ka thënë se për këtë çështje duhet një koordinim i partive politike.

Çfarë mund të them se përpjekja jonë e përbashkët, e të gjithë duhet të ishte që të evitonim procesin tjetër zgjedhor. Përpjekja jonë e parë dhe rëndësia më e madhe, pesha e gjithë diskutimit do të duhej të ishte të kemi një dakoordim, të hyjmë me një qartësi, mbi kushdo që e ka kandidaturën, znj.Osmani apo dikush tjetër, por që ne të dalim me sukses nga ky proces”, ka thënë ajo.

Sipas saj, partitë politike duhet të konsultohet për këtë çështje.

Gjithsesi duhet të kemi darkoordim për 80 vota, ajo është e domosdoshme edhe është bazë, dhe si e tillë mbetët të shihet se ka do të orientohet diskutimi i partive politike”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit