0.1 C
New York
Monday, February 23, 2026

Buy now

Zgjedhja e presidentit, Kurti nesër takon Abdixhikun

- Advertisement -

Në kuadër të takimeve për zgjedhjen e presidentit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën do të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kjo është bërë e ditur nga Qeveria e Kosovës, ku u njoftuar për takimin që Kurti pati me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

Në këtë takim sipas komunikatës së Qeverisë u tha se Kurti e Hamza u pajtuar që për zgjedhjen e presidentit duhet bashkëpunim.

Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së, tha se nuk do të mbështesin kandidatura për të parin e vendin të cilat nuk përfaqësojnë unitetin qytetar.

LDK ka shpreh qëndrim se nuk voton kandidat për president pa marrëveshje politike.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani ka thënë se synon edhe një mandat në krye të shtetit, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë kandidaturë  tjetër të shpallur.

Të ngjashme

Të fundit