Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, po paralajmëron një krizë të re kushtetuese.
Ai ka bërë me dije se kjo krizë ka të bëj me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti jo serb.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se tash çështja është se si do të shfrytëzohet politikisht kjo krizë e re.
“Po shihet qarte se një krize e re kushtetuese po shfaqet ne horizont, pas konstatimit te Gjykatës Kushtetuese, se votimi i Nenad Rashiqit, per nënkryetar te Kuvendit, nga radhet e komunitetit serb, ishte bere ne menyre anti-kushtetuese. Tash çështja eshte se si do te shfrytëzohet politikisht kjo krize e re. Mbase eshte e “domosdoshme” që publiku te mbahet i defokusuar ne me kete teme, kur po përgatitet terreni edhe per nje shtrenjtim te ri te energjisë elektrike”, ka shkruar ai.






