-11.4 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Zgjedhja e kryesive dhe administratorëve të fshatrave e lagjeve të Drenasit drejt përfundimit

- Advertisement -

Procesi i zgjedhjeve të kryesive dhe administratorëve të fshatrave dhe lagjeve të komunës së Drenasit, po shkon me sukses drejtë përfundimit.

Ky proces është udhëhequr shumë mirë nga komisioni i komunës, i kryesuar nga Nënkryetari i Komunes, z. Arben Shala.

Një pjesë e administratorëve u zgjodhën të rinj, kurse disa prej tyre ju vazhdua mandati.

Njëri nga ta, të cilit ju vazhdua mandati, madje me votë unanime nga të pranishmit, është administratori i fshatit Kishnarekë, Ymri Bajraktari, i cili ishte kontribues i madh i fshatit, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Banorët e këtij fshati i dhanë mbështetje Administratorit Bajraktari edhe për një mandat, falë angazhimit dhe përkushtimit të tij, i cili bëri me dhjetëra kërkesa në adresë të komunës, e si rezultat i mbështetjes së Kryetarit Lladrovci, tashmë ky fshat ka një pamje ndryshe.

Pamja dhe invesitmet komunale vërehen kudo, duke filluar nga hyrja e fshatit, ku tashmë është adresuar një problem i cili i shoqëronte pjesën dërmuese të fshatit, siç ishte rrjedha e lumit nëpër rrugë, problem ky i cili i takon të së kaluares.

Po ashtu, është rregulluar kanalizimi, falë bashkëpunimit me banorët është rregulluar edhe ndriçimi, janë shtruar me dhjetëra rrugica, janë rregulluar varrezat e fshatit, po ashtu edhe trotuari, si lehtësim e siguri për nxënësit e fshatit.

Të gjitha këto punë në Kishnarekë, sikurse edhe në fshatrat tjera të komunës së Drenasit, dëshmojnë se dora dhe invesimet e autoriteteve komunale janë të dukshme, me qëllim të ngritjes së cilësisë së jetës.

Bashkëpunimi për realizimin e prioriteteve në mes të administratorëve të fshatrave dhe autoriteteve komunale është kushti themelor për adresimin e nevojave të qytetarëve dhe realizimit të tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit