13 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Zgjedhja e drejtorit të Odës Gjermano-Kosovare, Berlini cilësohet aleat i rëndësishëm

- Advertisement -

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka organizuar një mbrëmje të mërkurën me rastin e emërimit të drejtorit të ri ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti e uroi Vasollin për detyrën e re, ku u shpreh se Gjermania ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë më të rëndësishëm të Kosovës.

“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht se si është rritur bashkëpunimi ynë – nga ndërtimi i paqes dhe zhvillimi demokratik e deri tek formësimi i tanishëm i progresit ekonomik së bashku”.

“Ai shtoi se Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, si platformë për biznes, shërben si urë lidhëse ndërmjet vendeve dhe kompanive tona, gjersa uroi z. Vasolli që nën udhëheqjen e tij të vazhdojë mbështetja për ndërmarrjet gjermane dhe ato kosovare, duke u ofruar atyre qasje në mundësitë në të dy tregjet, veçanërisht për të rinjtë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti i tha Vasollit se roli i tij do të jetë kyç në sjelljen e bizneseve më pranë njëra-tjetrës, duke i ndihmuar ata të lundrojnë në të dy tregjet dhe duke treguar se Kosova është një vend ku idetë e mira dhe njerëzit e mirë bashkohen në një mjedis paqësor për investitorë.

Të ngjashme

Të fundit