Drejtoresha e Arsimit në komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, ka publikuar vendimin e Inspektoratit të Arsimit, i cili ka konstatuar se procesi për zgjedhjen e drejtoreshës në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” ka qenë i rregullt.
Ajo ka thënë se vendimi i inspektoratit ka demantuar të gjitha ata që kanë vlerësuar se procesi për përzgjedhjen e drejtorit ka qenë i parregullt.
“Jemi konsistent në vendosjen e ligjshmërisë në sistemin arsimor komunal”, ka shkruar Kadriu në “Facebook”.
Postimi i plotë i Kadriut:
Informatë për publikun, arsimdashësit dhe të interesuarit e tjerë:
Të bashkëlidhur në këtë status e gjeni vendimin e Inspektoratit të Arsimit në lidhje me procesin dhe vendimin e përzgjedhjes së drejtorit të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”. Vendimi refuzon si të pa bazë ligjore ankesën e njërit nga kandidatët.
Gjithashtu, edhe një herë ky vendim, konfirmon procesin dhe punën e Komisionit përzgjedhës, që kandidatja fituese, znj. Drita Zaraj Qamili. Drite Qamili i ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore për drejtore të shkollës.
Vendimi i Inspektoratit të Arsimit, demanton raportimet që kandidatët kanë bërë në disa media për parregullsi të mundshme gjatë procesit.
Jemi konsistent në vendosjen e ligjshmërisë në sistemin arsimor komunal.