Arsim Fetahu është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Kompanisë Rajonalë të Ujësjellësit Prishtina.
Fetahu prej gjithsej 40 pikëve maksimale, është vlerësuar me 28.3 pikë si kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë.
Në njoftimin e KRUP-së thuhet se, kandidatët e pakënaqur me këtë vendim mund të ushtrojnë ankesë në KRU “Prishtina”, në afatin prej tetë ditëve.