25.3 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Zgjatja e masës së përkohshme ose vendimi final – dy skenaret se çfarë pritet nesër nga Kushtetuesja

- Advertisement -

Në ditën e fundit të shtatorit, përfundon afati për masën e dytë ë Gjykata Kushtetuese ia vendosi Kuvendit të Kosovës.

Vendimi erdhi pas kërkesës së dorëzuar nga Lista Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të këtij institucioni nga komuniteti serb.

E juristi dhe njohësi i çështjes kushtetuese, Jeton Hasani thotë për Klankosova.tv, se ekzistojnë dy skenare nga aktgjykimi që Kushtetuesja pritet ta nxjerrë nesër.

I pari, sipas Hasanit, është zgjatja e masës së përkohshme, në rast se Gjykata Kushtetuese nuk është ende e gatshme për një vendim final, ose-ose, të merret vendimi final,

“Nesër më 30 shtator përfundon kohëzgjatja e masës së përkohshme të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, me të cilën pamundësohet zhvillimi i punimeve të Kuvendit deri në një vendim final të Gjykatës. Janë dy mundësi se çfarë do të ndodhë nesër: ose zgjatet masa e përkohshme, në rast se Gjykata Kushtetuese nuk është ende e gatshme për një vendim final; ose publikohet vendimi final (të paktën dispozitivi i tij, siç rëndom po ndodhë tash e një kohë)”, tha Hasani për Klankosova.tv.

Të ngjashme

Të fundit