Zëvendëspresidenti i Brazilit ka pranuar për herë të parë humbjen, ndërsa presidenti në largim Jair Bolsonaro as nuk e ka uruar kundërshtarin e së majtës, Lula da Silva, për fitoren
Gjatë fjalimit të tij të shkurtër në pallatin presidencial, Bolsonaro nuk e uroi Lulën për fitoren, duke thënë vetëm se do të respektonte Kushtetutën dhe i dha shpejt fjalën shefit të kabinetit të tij për të nisur procesin e transferimit të pushtetit.
Humbësi i zgjedhjeve presidenciale, megjithatë, nuk ka neglizhuar të ushqejë edhe një herë dyshimet për sistemin zgjedhor dhe ka shprehur mirëkuptimin e tij ndaj mbështetësve të tij që kanë bllokuar shumë autostrada në të gjithë vendin në shenjë proteste për fitoren e Lulës, ku shumë prej tyre bëjnë thirrje për një Grusht shteti ushtarak.
Sot, megjithatë, zëvendëspresidenti i Bolsonaro, Hamilton Mourao, ishte i përmbledhur dhe i drejtpërdrejtë.
“Nuk ka më kuptim të ankohemi, ne kemi humbur. Nuk ka asgjë për t’u ankuar”, tha ish-gjenerali për gazetën O Globo sot.
Murao tha gjithashtu se ai beson se nuk ka pasur mashtrime zgjedhore. Në zgjedhjet e së dielës, Lula mori 50.9% të votave ndërsa Bolsonaro 49.1%. Lula i qendrës së majtë do të marrë postin president më 1 janar 2023.