Zëvendësministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani ka shprehur pakënaqësinë e tij me pakënaqësinë e kryetarit të bordit të RTK-së dhe një anëtareje që dhanë dorëheqje për shkak se nuk u mor asnjë masë për përgjegjësit e publikimit të lajmit të rremë se disa media në Kosovë janë vënë nën kontroll nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Zogiani pyet se pse më herët nuk kishte reagime të tilla nga RTK-ja, kur ajo udhëhiqej, sipas tij, nga SHIK-u (ish Shërbimi Informativ i Kosovës)
“Rreth 20 vjet RTK-në e ka udhëheq SHIK! Ka vendosur strukturen menaxhuese në lajme dhe në administratë. Madje njëri nga drejtorët ka qenë i njohur si njeriu 2 ose 3 i SHIK! Qysh kurrë s’iu dëgju zani kujt! Ju po e mbroni gazetarinë?!”, shkroi Zogiani në një postim në Facebook, që s’ishte i vetmi.
“Kur ka fitu VETËVENDOSJE! drejtori për gati një dekadë i RTK i vendosur nga ish-zv.kryeministri Hajredin Kuqi, tha fitoi Rusia! A reaguat atëherë?! Ju po e mbroni gazetarinë?!”, shkroi ai në një tjetër postim më vonë.