14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Zëvendësministri rus i Arsimit vdes papritur në një avion, kritikoi ashpër luftën në Ukrainë

- Advertisement -

Një tjetër vdekje misterioze në Rusi. Zëvendësministri i Shkencës dhe Arsimit të Lartë i Federatës Ruse, Piotr Kucherenko, i cili kishte dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës, ndërroi jetë më 20 maj, pasi u kthye nga një udhëtim pune në Kubë.

Lajmin e raportoi Ministria ruse e Arsimit dhe Shkencës në kanalin Telegram. “Aeroplani u ul në qytetin Mineralnje Vodij, ku mjekët u përpoqën të ofronin ndihmë, por Piotr Aleksandrovich nuk mundi të shpëtohej”, thuhet në mesazh. Ministria shprehu ngushëllime të thella për familjen dhe miqtë e zëvendësministrit që mbushi 46 vjeç më 3 maj.

Gazetari Roman Super, raportoi në Telegram një bisedë që kishte me Kucherenkon në vitin 2022, në të cilën ai pretendonte se nuk mund të largohej nga vendi, sepse “i kishin konfiskuar pasaportën”.

Zëvendësministri e quajti pushtimin “fashist” dhe rrëfeu se kishte marrë ilaçe kundër depresionit: “Nuk mund të fle, Rusia po brutalizohet”.

Kucherenko po udhëtonte me zëvendëskryeministrin Dmitry Chernyshenko dhe Zëvendës Shefin e Departamentit të Amerikës Latine të Ministrisë së Jashtme, Andrei Guskov.

Ka pasur shumë vdekje të pashpjegueshme të rusëve të profilit të lartë që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës.

Në shkurt, Marina Yankina, një burokrate ushtarake që kritikoi Kremlinin për humbjet ruse në Ukrainë, vdiq në Shën Petersburg pasi ra 16 kate në tokë.

Në dhjetor, Pavel Antov, një anëtar i partisë Rusia e Bashkuar e Putinit dhe një manjat i pasur sallamesh, u gjet i vdekur në Indi.

Vdekja e tij erdhi dy ditë pasi miku i tij, Vladimir Bidenov u gjet i vdekur në një dhomë në të njëjtin hotel.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit