10.8 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Zëvendësministri Mjeku dhe kreu i Bordit të ZRRE-së Fejzullahu u shmangen pyetjeve për shtrenjtim të rrymës

- Advertisement -

Pavarësisht nga paralajmërimet për një rritje të mundshme të tarifave të energjisë elektrike deri në 15%, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, të pyetur nga mediat, nuk kanë dhënë përgjigje të qarta lidhur me këtë çështje, raporton Ekonomia online.

Gjatë Konferencës së Tretë Vjetore të CorrËatch, ata u pyetën nëse qytetarët duhet të përgatiten për një shtrenjtim të rrymës, por të dy shmangën një përgjigje konkrete.

Zëvendësministri Mjeku iu shmang pyetjes, duke ia adresuar atë kryesuesit të ZRRE-së.

“E keni në panel kryesuesin e ZRRE-së”, u përgjigj ai shkurt.

Ndërsa, Fejzullahu tha se për këtë çështje do të mbajnë një konferencë për media.

“Sot e kemi një konferencë. Nëse duani më vonë është mbledhja e bordit, edhe diskutojmë për tarifat e energjisë elektrike”, ka thënë ai

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit