-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Zëvendësministri i ri i MINT-it i dënuar për keqpërdorim të fondeve, Kurti thotë se ende nuk është shqyrtuar rasti

- Advertisement -

Agim Hyseni, është emëruar të premten në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në vend të Resul Makreshit, cili u lirua nga detyra, raporton Ekonomia Online.

Përmes një komunikate ka reaguar Partia Demokratike e Ashkalinjve, që sipas kësaj partie Hyseni ka qenë i dënuar dhe ka vuajtur burgimin për keqpërdorim të fondeve.

Në një konferencë për media kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ende nuk kanë arritur ta shqyrtojnë atë se çka thuhet për zëvendësministrin e ri.

“Me partinë e cila i përfaqëson ashkalinjtë në Kuvendin e Republikës dhe në Qeverinë tonë unë jam në koalicion. Prandaj zëvendësministri nga radhët e tyre është si emër i veçantë pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit. Tash ne ende nuk kemi arritur ta shqyrtojmë krejt çfarë thuhet për zëvendësministrin e ri, por kur ta bëjmë këtë do ta marrin veprimin apo vendimin adekuat. Por, tash nuk mund të flasë për këtë gjë. Porsa e emëruam atë”, tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit