8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zëvendësministri i Kurtit: Asociacioni trashëgimi nga e kaluara, Kosova e ka një lloj detyrimi që ta themelojë atë

- Advertisement -

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një trashëgimi nga e kaluara dhe se sipas tij, tashmë Kosova e ka një lloj detyrimi që ta themelojë atë.

Derisa tha se nuk dëshiron të komentojë deklaratat e akterëve vendorë e ndërkombëtarë rreth pretendimeve që statuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe e dini që është një trashëgimi nga e kaluara, Kosova e ka një lloj detyrimi që ta themelojë Asociacionin. Nuk do t’i komentoja qëndrimet e fundit që janë bërë qoftë nga akterët ndërkombëtarë, qoftë nga akterë politikë vendorë sa i takon domosdoshmërisë që ata pretendojnë të kalohet në statutin e Asociacionit, dhe më pas ky statut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sepse kjo mbetet në dorën e kryeministrit Kurti”, tha Qorrolli në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Derisa i pyetur se a po rrezikohet Kosova që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës nëse nuk miratohet “kërkesa ndërkombëtare” për themelimin e Asociacionit, Qorrolli tha se ky kushtëzim do të ishte i padrejtë pasi sipas tij, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nuk do të duhej t’i nënshtrohej asnjë presioni.

“Besoj që edhe hapi i tretë do të jetë pozitiv që detyrimi për themelimin e Asociacionit është një trashëgimi nga e kaluara. Po që se e shohim kontestin dhe narrativën që është tashmë 11 vite  nga marrëveshja e e vitit 2013, kjo do të duhej të kuptohej që edhe marrëveshja megjithatë ka një implikim dhe Kosova e ka një lloj detyrimi që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Po për çështje të momentumit, besoj që ky kushtëzim do të ishte i padrejtë që të bëhet themelimi i Asociacionit në këtë moment, që po flasim sepse anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë presioni qoftë ai edhe në kuptim demokratik, të themi në kuptim procedural por edhe në politik të fjalës.”, shtoi ai.

Ndryshe, sot ambasadori francez, Oliver Guerot ka thënë se nëse Kosova do që ta fitojë votën në Këshillin e Evropës, duket të bëjë hap konkret rreth Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Derisa edhe kancelari gjerman, Scholz gjatë një bisede me kryeministrin Kurti, ka nënvizuar rëndësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit