2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Zëvendësministri i Drejtësisë e quan konflikt luftën në Kosovë

- Advertisement -

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, e ka quajtur konflikt luftën e fundit në Kosovë.

Në një postimi në rrjetin social Twitter, Qorrolli ka bërë një deklaratë skandaloze, duke e quajtur konflikt luftën e fundit në Kosovë.

Duke kujtuar të zhdukurit me forcë nga lufta, Qorrolli tha se “ne vajtojmë për 1,617 të zhdukur ende nga konflikti në Kosovë”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Forcë, ne vajtojmë për 1,617 të zhdukur ende nga konflikti në Kosovë. Ministria e Drejtësisë, rithekson angazhimin e plotë për mbështetjen institucionale për familjet e personave të zhdukur”, ka shkruar Qorrolli.

Ndryshe, më shumë se 1.600 persona janë ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit