13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Zëvendësministri Avni Zogiani prodhon një fake news në Facebook

- Advertisement -

Zëvendësministri i Mjedisit Avni Zogiani, i sapoemëruar në këtë pozitë nga Kryeministri Albin Kurti, ka komentuar të dielën ndryshimet në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Zogiani e ka shpërndarë një lajm me titull “Biden propozon pasardhësin e Gabriel Escobar”.

Në fakt, lajmi që e ka shpërndarë Zogiani është i pasaktë sepse Presidenti Biden e ka nominuar një një zyrtar për pozitën e Ndihmësit të Sekretarit të Shtetit e jo për ZëvendësNdihmës Sekretar të Shtetit.

Bëhet fjalë për James O’Brien i cili nëse konfirmohet në Senat, do ta marrë pozitën që ka mbetur vakante pas largimit të Karen Donfried. Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike mbulon edhe Ballkanin rrjedhimisht edhe Kosovën.

Escobar është Zëvendës i Ndihmës të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe nga kjo pozitë dhe ajo e Emisarit për Ballkanin mbulon edhe dialogun Kosovë -Serbi.

Escobar është një figurë jo popullore sidomos në radhët e Vetëvendosjes për shkak të angazhimit të tij në dialog, punë kjo i që kërkon edhe përdorim të presionit diplomatik për t’i arritur marrëveshjet Kosovë -Serbi.

Për shkak të insistimit të vazhdueshem për Asociacionin ai ka bërë deklarata të forta kundër Kurtit dhe për këtë arsye shpesh ka qenë cak i sulmeve madje edhe nga gazetarët të afërt me pushtetin vetem për arsye se në të kaluaren ka shërbyer si diplomat në Ambasadën e SHBA në Serbi. Kjo mbase e ka shtyrë edhe Zogianin të shpallë zëvendësimin e Escobar nga O’Brien. /Express/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit