3.2 C
New York
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

Zëvendësministri Ahmeti takoi përfaqësuesin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor

- Advertisement -

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi përfaqësuesin Special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sipas një komunikate për medie të Ministrisë së Punëve të Jashtme, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, i uroi mirëseardhje dhe e njoftoi Sarrazin me aktivitetet aktuale në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.

“Po ashtu, të dy biseduan mbi rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin rajonal. Zëvendësministri Ahmeti e falënderoi z. Sarrazin për mbështetjen e Gjermanisë dhe e nënvizoi rëndësinë e suksesit në këto procese edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit