8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zëvendëskryeministri Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se shteti ynë duhet të jetë gati për luftë, pasi shton se një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet kundër nesh.

Megjithatë ai thotë se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.

“Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi, për platformën ukrainase të lajmeve “European Pravda”.

Bislimi i referohet ngjarjeve që ndodhën në Banjska, një fshat në veri të Kosovës, në shtator të vitit të kaluar.

Ai shtoi më tej se ekzistojnë arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

“Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit me Serbinë, ekziston e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj. ”, shpjegon ai.

Bislimi thekson Perëndimi pajtohet me provat se sulmi në veri ishte një hibrid që i kishte rrënjët në lidershipin e lartë të Serbisë./Reporteri

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit