Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria sot po merr vendim për heqjen e të gjitha tarifave doganore ndaj produkteve me origjinë nga ShBA`ja.
“Tjetër vendim shumë të rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore me ShBA-të”, tha ai
“Kështu që tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga ShBA-të do të kenë tarifë zero për qind. Kosova i mirëpret produriktet amerikane në vendin tonë dhe besojmë fuqishëm që kjo do të ndikojë në rritjen e këmnbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve, tha ai