14.1 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

“Zëri i shqiptarëve po ngrihet”, thotë Tahiri për protestën e së premtes në Tiranë

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është deklaruar për protestën e 17 tetorit në Tiranë që mbahet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se zëri i shqiptarëve po ngrihet.

“Më 17 tetor 2025, në ora 17:00, në Sheshin “Skënderbe” në Tiranë. Të gjithë bashkë – për drejtësi”, shkruan ai.

Në protestën që mbahet pas dy ditësh në kryeqytetin shqiptar do të marrin pjesë edhe ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu, kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit