Në orën 14:00 pritet të nisë protesta e madhe e shqiptarëve, të cilët janë nisur nga të gjitha anët e botës për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Në redaksinë e KlanKosova.tv kanë arritur fotografi nga shumë vende, ku shihen bashkatdhetarë me flamuj kuq e zi dhe atë të UÇK-së, teksa nisen drejt vendit të protestës.
Imazhet e mëposhtme vijnë nga Franca, Luksemburgu dhe Gjermania.
Përveç mërgimtarëve, edhe qytetarë nga Kosova janë nisur për të marrë pjesë në këtë protestë, e cila ka për qëllim të kërkojë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës