Lidhur me këtë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar kandidatin e PDK’së për kryetar të kësaj komune, Shaban Shabani, i cili ka thënë se deri më tani s’ka asgjë konkrete.
“Me të gjitha partitë jam në bisedime, por konkrete s’kam diçka për opinion hala. Subjekti përgjithësisht, PDK-ja është në kontakte me partitë e tjera, por me të thënë të drejtën… Për momentin jemi në proces por konkrete nuk është”, ka deklaruar Shabani.
Gazeta Blic ka raportuar me burime se gjatë ditës së sotme pritet të formalizohet nënshkrimi i një marrëveshjeje koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) – dega në Dragash, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe partive të komuniteteve minoritare që veprojnë në këtë komunë.
Në balotazh do të përballen PDK’ja dhe LDK’ja, kandidati i së cilës është Bexhet Xheladini. Ky i fundit, i kontaktuar nga Gazeta Insajderi, ka deklaruar se përveç koalicionit të raundit të parë, nuk pret që të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër.
LDK’ja në Dragash ka bërë koalicion me SDU’në, parti kjo e cila kryetare është Duda Balje.






