13.1 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Zeqiri për garën në Prishtinë e Mitrovicë: Humbja eventuale do të ishte goditje për Kurtin

- Advertisement -

Analisti Adrian Zeqiri foli për balotazhin e 9 nëntorit në Prishtinë dhe Mitrovicë, duke thënë se aty garojnë dy bashkëpunëtorët më të afërt të Albin Kurtit.

Ai në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se humbja eventuale do të ishte goditje për Vetëvendosjen dhe Kurtin.

“Është e vërtetë në Prishtinë dhe në Mitrovicë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me kandidatë të kategorisë A, dy prej bashkëpunëtorëve më të afër të Kurtit, Ministrat më të afërt që i ka pasur, garojnë në këto dy gara, z.Çeku dhe z.Peci. Kështu që humbja eventuale, që është shumë e mundur, e këtyre dy komunave do të ishte një goditje për Lëvizjen Vetëvendosje, sidomos për z.Kurti”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit