-1.8 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Zeqiri pas prangosjes së serbit për krime lufte: Arrestimet duhet të vazhdojnë

- Advertisement -

Sadik Zeqiri, ish i burgosur politik në Burgun e Dubravës e ka mirëpritur arrestimin e një serbi, që dyshohet se ka kryer krime lufte.

Ai ka thënë se duhet të lëshohen edhe fletarreste për serbë të tjerë.

“Mirë që ka filluar. Arsyetohet vonesa dhe duhet të vazhdojë sepse jemi dëshmitarë të krimeve që janë bërë nga gardianët, të burgosuri serbë, drejtoria e burgut dhe të tjerët”, është shprehur Zeqiri.

“Lutëm të vazhdojnë prokuroria dhe gjykata, që të lëshohen fletarreste ndërkombëtare në mënyrë që së paku të ju prishet jeta kudo qofshin”.

Policia ka njoftuar këtë të premte se është prangosur serbi G.M. i lindur më 1958, i dyshuar për krime lufte në Burgun e Dubravës gjatë periudhës së luftës.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit