19 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Zeqiri: Nuk mund ta përjashtojmë asnjë zyrtarë policorë nga rrezikshmëria

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka thënë në RTV Dukagjini se polici i plagosur gjatë operacionin policor për kapjen e grabitësve të Suharekës është jashtë rrezikut për jetë.

Kreu i Sindikatës më tej ka deklaruar se zyrtarët policorë po përballen me rrezikshmëri të lartë.

“Është jashtë rrezikut për jetë… informacionet i kam nga kolegët e mediat. Të gjithë policët me autorizime policore janë në detyrë 24 orë, kanë obligim të intervenojnë në çdo rast edhe nëse nuk janë në orar. Rrezikshmëria është më e larta krahasuar me institucionet tjera apo me sektorët tjera. Nuk mund ta përjashtojmë asnjë zyrtarë policorë nga rrezikshmëria, sepse ka obligim ligjorë të veproj në çdo rast, pa marrë parasysh rastin”, pohoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit