19.4 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Zeqiri kundër shtrenjtimit të rrymës: Nuk duhej të ndodhte askund

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri është deklaruar për FrontOnline lidhur me mos  shtrenjtimin e rrymës ne veri. Ai tha se për komunat veriore kjo rritje nuk qëndron sepse furnizimi bëhet përmes një marrëveshjeje mes KEDS-it dhe Elektroserver.

“Nuk vlen për komunat veriore, përfshirë edhe Zubin-Potokun, sepse furnizimi atje bëhet përmes marrëveshjes mes KEDS-it dhe Elektroseverit,” tha Zeqiri.

Ai  vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë, e  ka quajtur të pakuptimtë dhe të padrejtë.

“Kjo rritje e rrymës është shumë e pakuptimtë. Elektroseveri ka konfirmuar se nuk do të ketë shtrenjtim në veri – por realisht, nuk është dashur të shtrenjtohet askund,” deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit