Kryetari Izmir Zeqiri i Zubin Potokut ka folur për zhvillimet e fundit në lidhje me mbylljen e komunave ilegale serbe në veri të Kosovës.
Në një prononcim për klankosova.tv, Zeqiri ka theksuar rëndësinë e këtyre veprimeve, duke pohuar se është koha që të eliminohet ndikimi i Serbisë.
“Ka ardhur koha të hiqen ato objekte të komunave ilegale serbe, ka pasur edhe më herët tentativa, po tani po bëhet. Objektivat e Serbisë duhet të çrrënjosen nga këtu”, deklaroi ai.