18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Zeqiri e quan “puç” të përgatitur prej kohësh shkarkimin nga Sindikata e Policisë

- Advertisement -

Imer Zeqiri, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra e kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Zeqiri ka thënë se veprimi i sotëm është një “puç” i përgatitur kohë më parë.

“Veprimet si ky i sotmi, vërtetojnë synimet për “puç”, të përgatitur që sa kohë dhe janë vazhdim i prapaskenave nga individë në Sindikatën e Policisë së Kosovës dhe përreth saj”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri në një reagim për media ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar për mbledhjen e mbajtur e ku është vendosur të shkarkohet.

Ai ka thënë se takimi pa prezencën e tij është shkelje e statutit të sindikatës.

“Sot më datë 19.05.2024, unë si Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, nga mediat kuptova se është mbajtur takim i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj sindikate ku qenka vendosur për shkarkimin tim.Unë nuk kam qenë i njoftuar për një takim të tillë, i bërë qëllimisht për të pamundësuar pjesëmarrjen time, dhe si i tillë është në kundërshtim me Statutin, si akti më i lartë juridik i Sindikatës së Policisë së Kosovës si dhe në kundërshtim me parimet etike e fisnike për një strukturë të tillë”, ka thënë ai përmes një reagimi në Facebook.

Ai ka shprehur keqardhje për sindikatën e cila ka thënë se është kthyer në mekanizëm të disa personave për të realizuar interesa individuale.

“Më vjen keq që Sindikata për të cilën kam bërë punë me shumë përkushtim dhe angazhim për të avancuar pozitën, mirëqenien dhe të drejtat e të gjithë pjesëtarëve të policisë, është kthyer në një mekanizëm të individëve për të realizuar interesa individuale, e që do të dëshmohet ndërkohë. E lexova komunikatën e lëshuar dhe është e habitshme se si në të nuk janë përmendur arsyet se pse është vendosur për shkarkimin tim. Si mund të ketë shkarkim pa u dhënë arsyet dhe pa u bërë ato publike”, ka thënë ai.

Tutje, Zeqiri ka thënë se vendimi për shkarkim ende pa përfunduar procesi ndaj tij, ka hedhur poshtë parimin bazë të prezumimit të pafajësisë.

Ditë më parë, me rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës është suspenduar Zeqiri, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit