4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Zeqiri: Duhen javë e muaj që të rikthehemi në objektin e Komunës në Zubin Potok

- Advertisement -

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se kanë nisur punën për rinovimin e objektit të Komunës, por që sipas tij janë duke punuar çdo ditë të përfundohen sa më shpejtë.

Zeqiri ka thënë se në seancës e Kuvendit Komunal që u mbajt sot kanë themeluar një Komision, i cili do ta mbikëqyrë rinovimin e objektit, për të cilin është shprehur se ka probleme me rrymë, ujë dhe internet.

“Momentalisht nuk është në gjendje, duke përfshirë edhe zyrën e kryetarit që të jemi normal aty prezentë. Duhet nga pak meremetim, objekti i Komunës ka probleme teknike me rrymën, me ujin, me internetin. Procedurat po na marrin kohë, e kemi në plan projekt të këtij viti për t’u realizuar renovimet me qenë se deri dikur mund të aftësohet ato zyre”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndërsa, thirrjen e kryeministrit Albin Kurti për t’u rikthyer në objektet komunale, Zeqiri e sheh si fushatë elektorale.

“Unë thirrjen e kryeministrit më tepër e pash si fushatë elektorale të tij personale. Ne jemi të thirrur qysh nga viti i kaluar kur i kemi marrë mandatet dhe punojmë çdo ditë dhe natyrisht që jemi në trend e sipër. Nuk është e thënë sesa herë që unë lëvizi në objektet e komunave të mbaj konferenca për shtyp”, deklaroi ai.

Se kur mund të ndodh i gjithë kthimi i administratë në zyre, ai tha se ka punë me javë dhe muaj.

“Nuk kemi afat të caktuar për shkak të procedurave, pa u bë një pjesë e renovimit. Mirëpo, ndodh që futemi në një pjesë të zyrave akoma edhe pa filluar i gjithë renovimi. Mirëpo, prapë ka shumë punë dhe së shpejti do të jemi në një pjesë të madhe në ato zyre. Është çështje e ditëve, e javëve dhe muajve”, shtoi ai.

Kryetarët shqiptarë mbeten në pushtet në katër komunat veriore edhe pas votimit të 21 prillit, i organizuar pas një peticioni të nënshkruar nga serbët atje, mbështetur nga Lista Serbe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit