12.6 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Zeqiri: Burns me mesazh për qeverinë Kurti, duhet të keni kujdes

- Advertisement -

Adrian Zeqiri, drejtor i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë, ka folur për vizitën e drejtorit të CIA-s, Wiliams Burns, në Prishtinë sot.

Ai ka thënë se Burns me vete ka sjellë mesazhe për Qeverinë e Kosovës se duhet të ketë kujdes në veprimet që i merr, karshi kërkesave që i ka ShBA-ja, duke folur për çështjen e Urës së Ibrit dhe qëndrimit të Amerikës rreth saj.

“Qeveria e Kosovës e ka marrë një mbështetje taktike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne e dimë reagimet edhe për ndalimin e dinarit, edhe për mbylljen e filialeve të bankave serbe, edhe për mbylljen e postave serbe, gjithmonë në deklaratat publike ka qenë se Qeveria e Kosovës ka të drejtë, mirëpo e ftojmë të ketë koordinim”, ka thënë Zeqiri, në Klan Kosova.

“Në rastin e Urës së Ibrit prej qeverisë amerikanë është parë se ky hapë mund të destabilizojë situatën dhe të kalojë përtej mbështetjes taktike që qeveria amerikane ia ka dhënë Kosovës në këtë moment. Kjo tregon që Qeverisë së Kosovës i është lejuar t’i ndërmarrë disa veprime në veri të Kosovës, mirëpo nuk e ka një ‘carte blanche’ që të veprojë ashtu siç ka dëshirë dhe pa koordinim me aktorët ndërkombëtar”.

“Vizita e Z. Burns në Kosovë mendoj se e ka sjellë mesazhin e duhur në Prishtinë dhe tek Qeveria e Kosovës që duhet të ketë kujdes përderisa ka një ndryshim kualitativ, megjithatë duhet të ketë kujdes që të mos shkelë përtej asaj që qeveria amerikane mund ta destabilizojë rajonin dhe mund të krijojë hapësirë për intervenime të jashtme në rajon, ka pohuar Zeqiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit