Sulmuesi kosovar, Arbër Zeneli është bërë me skuadër të re.
Ylli I Kombëtares së Kosovës karrierën do ta vazhdojë tek Adana Demirspor në Turqi. Zeneli ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën turke.
Reims i kishte bërë të qartë Zenelit se nuk llogarit më në të dhe se duhej të gjente skuadër të re. Ylli kosovar do të luaj në sulm me Luis Nanin ndërsa skuadra drejtohej nga legjendari Patrick Kluivert.