7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Zemaj: VV-së i përshtatet një libër voluminoz me titull “Si ta shkatërrojmë shëndetësinë?”

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj paneleve që sot u mbajtën nga Lëvizja Vetëvendsoje.

Ai tha se fjalimet e anëtarëve të Vetëvendosjes që i mbajtën sot para audiencës së tyre, i përshtatet një libër voluminoz me titull “Si ta shkatërrojmë shëndetësinë?”.

“E në këtë libër, po i shkëpus disa fragmente nga shkatërrimet e Qeverisë mbi shëndetësinë: Emërimi dhe shkarkimi i katër ministrave edhe emërimi i vet kryeministrit në krye të komitetit ekzekutiv. Emërimi dhe shkarkimi i katër drejtorëve të ShSKUK-së dhe emërimi e shkarkimi i drejtorëve të spitaleve rajonale e klinikave në spitale, Katër vjet, vetëm një ligj të miratuar edhe ai i pa zbatuar në praktikë për shkak të paaftësisë e interesit të mafisë farmaceutike. Asnjë reformë në legjislacion, pa strategji të shëndetësisë”.

“Pa sistem informativ shëndetësor, pa sigurime shëndetësore. Ikje e mjekëve e infermierëve, fyerje e demotivim i punës së tyre. Skandale një pas një, vrasje e gruas shtatzënë në derë të klinikës, djegie e pacientit në klinikë, mbetje të fëmijës në lavatriçe e plotë skandale tjera”.

“Mungesë të gjërave elementare, prej barnave të domosdoshme e deri te shiringat e infuzionet, pos atyre të blere nga Serbia e mos të flasim për mjete higjienike. Renovime parciale me plotë defekte e më shumë afera korruptive. Tre vjet zero investime për ndërtimin e  QKMF-ve në Drenas, Istog, Ferizaj e Shtime. Tender 20 milionësh për klinikën e emergjencës, që 4 vjet asnjë progres”, ka thëmë Zemaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit