Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në deklarim në sallën e Kuvendit pas përfundimit të seancës, ka thënë se institucioni që duhet të jetë tempull i demokracisë dhe i përfaqësimit qytetar, është pasqyrë e një krize të thellë politike.
Ai ka thënë se 46 herë është ikur nga përgjegjësia që ka subjekti i parë.
“Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit dhe demokracisë. VV-ja nuk dëshiron ta ndajë pushtetin, sepse do pushtet të plotë dhe të pa kontrolluar. Pushtetin nuk e sheh si përgjegjësi publike por si pronë privatë. VV-ja kur hyn në Kuvend flet për bashkëpounimin me LDK-në, i duan të gjithë, edhe votat e Listës Serbe. VV-ja nuk do partnerë qeveritarë, do vasalë”, ka thënë ai.