Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka publikuar vendimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, ku mes të tjerash është vendosur të ndërpritet puna në Sallat Operative.
Zemaj ka reaguar ndaj ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke e pyetur se a është gjallë apo mos ka dhënë sërish dorëheqje nga ky post.
“Hiq më larg se dje, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale adresuam problemet e shumta, ku njëra ndër to ishte edhe lista e gjatë e pritjes për të marrë shërbimet shëndetësore. E zotimi i pushtetit ishte që do të angazhohen në këtë drejtim, ndërsa nuk vonon shumë Spitali i Gjakovës, që është nën menaxhim të pushtetit merr një vendim krejt të kundërt nga zotimi i udhëheqësve të tyre” ka thënë Zemaj në reagimin e tij.
Ai ka pyetur Vitinë se, nëse ka dhënë dorëheqje a do të kthehet serish ministër, a do të jetë ministër edhe kur janë temperaturat e larta e edhe kur janë të ulëta.
Reagimi i plotë i Zemajt:
O ministër i shëndetësisë, a je gjallë?
A mos ke dhënë prapë dorëheqje?
Nëse po, a kthehesh prapë ministër?
Nëse jo, a je ministër edhe kur janë temperaturat e larta?
A do të jesh ministër edhe kur të jenë temperaturat e ulëta?
Ku je ministër i vendimeve që e dëmtojnë shëndetin dhe nuk ofrojnë shërbime për pacientët?
Vendimi i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, për ndalimin e operacioneve – programit të ftohtë gjatë muajve te verës është i papranueshëm, i dëmshëm; është skandaloz.
Një vendim i tillë është për keqardhje për një shoqëri që problemin më të madh e ka mbijetesën, mirëqenien dhe qasjen minimale për shërbime shëndetësore.
Hiq më larg se dje, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale adresuam problemet e shumta, ku njëra ndër to ishte edhe lista e gjatë e pritjes për të marrë shërbimet shëndetësore. E zotimi i pushtetit ishte që do të angazhohen në këtë drejtim, ndërsa nuk vonon shumë Spitali i Gjakovës, që është nën menaxhim të pushtetit merr një vendim krejt të kundërt nga zotimi i udhëheqësve të tyre.
Përgjegjësia politike e ministrit të shëndetësisë është e pakontestueshme.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=831235588358302&id=100044156048020&mibextid=Nif5oz