Zemaj: Tërhiqni këto amendamente – mos e bëni përrallë Kuvendin e Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike Armend Zemaj, kritikoi maovrat e orëve të fundit për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, për të cilat është thirrur seancë në orët e mbrëmjes në Kuvendin e Kosovës.

Zemaj tha se veprime të tilla nuk i shërbejnë as funksionimit të demokracisë dhe as jetës parlamentare në vend.

“Kjo çka po bëni sot nuk i ndihmon as demokracisë dhe as jetës parlamentare. Këtë e dini shumë mirë. Më së miri e di Albin Kurti që iu ka kujtuar për t’i sjellë këto amendamente. E di edhe qëllimin, e dinë edhe prapavijën, por i di edhe pasojat. S’janë këto veprime pa pasoja.” – tha Zemaj.

Tërhiqni këto amandamente – mos e bëni përallë Kuvendin e Kosovës. Ju e dini që është e pamundshme.” – shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit