-4.7 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Zemaj takohet me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, ia përcjell mbështetjen e Kosovës

- Advertisement -

Ambasadori përfaqësues i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka marrë pjesë në takimin e mbajtur në selinë e NATO-s të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) të organizuar dhe kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.

Aty është takuar me Ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov, të cilit ia shprehi mbështetjen në emër të Kosovës.

“Në margjinat e takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës( UDCG), në Selinë e #NATO-s, pata kënaqësinë të takoj Ministrin e Mbrojtjës së Ukrainës, z. Oleksii Reznikov.Ministrit Reznikov në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës i percolla edhe njëherë mbështetjen dhe solidaritetin e vendit tonë me popullin e Ukrainës, si dhe mbështetjen e fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në luftën e saj të drejtë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit