Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka vlerësuar se nuk ka kushte për mbajtjen zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit të banuara me shumicë serbe.
Ai ka thënë se organizmi i zgjedhjeve në stacione policore më shumë duket si proces i imponuar se një i lirë dhe demokratike
“Kushte për zgjedhje nuk mendoj që ka ku gjithçka deri më tani Qeveria e ka lënë në dorë të KQZ-së. Nëse ka zgjedhje që do të zhvillohen në stacione të Policisë ose në vende ku improvizohet dhe prania e Policisë është aq e lartë sa që duken zgjedhje të dhunshme, atëherë ka me qenë problematikë në vete”, ka thënë Zemaj në “InfoNata”, në Tëvë 1.
Ai ka thënë se nga ana tjetër është presidenti serb, Vuçiq që më Listën Serbe po lufton për të penguar zgjedhjet.
“Kemi Vuçiqin, partnerin e Kurtit në dialog i cili në çdo moment lufton që përmes Listës Serbe të mos mbahen zgjedhjet pa fituar diçka.. dhe mënyrën se si po sillen e kanë qitë në grackë Qeverinë”, ka thënë Zemaj.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit pritet të mbahen më 23 prill./teve1.info/