Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se sektori i shëndetësisë ndodhet në nivelin më të ulët të përgjegjësisë institucionale.
Ai ka thënë se çdo ditë ka nga një skandal të ri, dhe afera të rënda, pa çka kërkon hetim të plotë dhe të pavarur për të gjitha këto afera.
“Sektori i shëndetësisë ndodhet në nivelin më të ulët të përgjegjësisë institucionale. Degradimi i ndodhur gjatë këtij mandati qeverisës po lë pasoja afatgjata, të vështira për t’u riparuar. Çdo ditë një skandal i ri. Çdo ditë një aferë më e rëndë se tjetra. Ndërkohë, profesionistët shëndetësorë dhe stafi janë nën presion të papranueshëm nga klikat qeverisëse, duke ju cenuar dinjitetin dhe duke krijuar mundësi për abuzuesit në emër të shëndetësisë profesionale. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Kërkohet hetim i plotë dhe i pavarur për të gjitha këto afera”, ka shkruar ai.
Zemaj ka thënë se veprimi i paktë i përgjegjësive, janë dorëheqjet.
“Dorëheqjet janë veprimi me i paktë i përgjegjësve. Shëndetësia është shërbim jetik, jo mjet për abuzim për interesa personale e të parapolitikës së partisë”, shkruan Zemaj në profilin e tij “facebook”.






