7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Zemaj: RTK-ja është në krizën më të madhe që nga themelimi

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pas lajmit se Bordi i RTK me 6 vota ka bërë ndryshimin e aktit më të lartë nënligjor, statutin, raporton Scanner.

Po ashtu, ky Bord me kaq vota sot ka zgjedh edhe ndryshimin e aktit më të lartë nënligjor, statutin.

Për këtë Zemaj ka thënë se ky bord  “nën urdhëra të pushtetit paska marrë sonte dy vendime, të cilat përbejnë shkelje të ligjit dhe statutin e RTK-së”. Ai ka cituar Ligjin që thotë se për ta bërë këtë ndryshim “duhen 2/3 e votave të të gjithë 11 anetarëve të bordit” e jo 6 sa janë këta aktualisht.

Postimi i plotë:

RTK-ja është në krizen më të madhe që nga themelimi

Sot, në më pak orë “supermenët” anëtarë të Bordit të RTK-së paskan ndërmarrë një nga vendimet më të çuditshme, ndryshimin e aktit më të lartë nënligjor, statutin dhe atë me vetëm 6 vota, aq sa kanë qenë prezent në mbledhje.

Me kaq vota, e paskan zgjedh edhe Ud.Drejtorin e përgjithshëm. Pra, ky bord sigurisht nën urdhëra të pushtetit paska marrë sonte dy vendime, të cilat përbejnë shkelje të ligjit dhe statutin e RTK-së. Ligji thotë; se për ta bërë këtë ndryshim “duhen 2/3 e votave të të gjithë 11 anetarëve të bordit” e jo 6 sa janë këta aktualisht.

Për këtë bord, tashmë i shndërruar komplet në vegël të Vetëvendosjes, andaj thirrja para përgjegjësisë nga Komisioni për media i Kuvendit të Kosovës për këtë shkelje, dhe shkeljeve të njëpasnjëshme dhe humbjes së kredibilitetit të transmetuesit publik tashmë është e vonuar.

Ky Bord (Bordi i VV-së) duhet të shkarkohet urgjentisht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit