11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Zemaj- Qeverisë: Të dështuar, ministri Vitia ka shtyrë ligjet për shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht edhe nënkryetari i Komisionit për Shëndetësi, Armend Zemaj ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, për keqmenaxhim me sektorin e shëndetësisë, në një konferencë për media.

Sipas Zemajt, shëndetësia po vazhdon të përkeqësohet dita ditës, kjo pasi kjo qeveri nuk e ka hallin e pacientëve.

Deputeti i LDK-së ka thënë se ka informacione të sakta, që ministri Vitia disa ditë më parë ka bartur për vitin e ardhshëm, një premtim të cilin e ka dhënë që tri vite, ligjin për Shëndetësi dhe ligjin për Sigurime Shëndetësore.

“Fondin shëndetësor të cilin e ka premtuar ministri Vitia që tri vite, nuk e kemi asgjëkundi, e madje lajmi kryesor i ditës, të cilin po e them për herë të parë në këtë konferencë, është se pikërisht ky ministër e ka larguar nga strategjia ligjin për Shëndetësi dhe ligjin për sigurime shëndetësore hiç më larg se tri ditë më parë. Kam informacione të sakta, të konfirmuara, se ky ligj është bartur për vitin e ardhshëm nga ana e ministrit Vitia. Do të thotë prioritetet dhe premtimet e qeverisë, me të cilat erdhën në pushtet, tani po kalojnë në bartje për vitet e ardhshme”, ka deklaruar Zemaj.

Tutje ai ka listuar dështimet në sektorin e shëndetësisë si: mungesën e barnave, vonimin e specializantëve për mjekë, emërimin e këshilltarit politik të ministrit Vitia në mënyrë jomeritore, parregullsitë në menaxhimin e kontratave të punës, shpenzimin vetëm 8% të buxhetit nga shpenzimet kapitale etj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit