Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë për mos plotësim të kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë.
Përmes një publikimi në Facebook, Zemaj tha se ekzekutivi është duke përdorur gjueti ndaj sektorit të shëndetësisë.
Edhe pse emrin ta thonë qeveri, e me të drejtë mbiemrin paaftësi, së paku ndaj punonjësve shëndetësor ndale këtë gjueti. Gjuetia qeveritare kundër punonjësve shëndetësor po vazhdon; kjo gjueti padyshim që edhe shëndetin e qytetarëve e dëmton”, tha ai.
Zemaj gjithashtu theksoi se gjuetia qeveritare po i denigron e i largon punonjësit shëndetësor nga puna, e rrjedhimisht nga vendi.
“Kjo qeveri, mbi 1,200 punonjës shëndetësor po i privon nga e drejta për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve. Gjuetia qeveritare po i denigron e i largon punonjësit shëndetësor nga puna, e rrjedhimisht nga vendi”.
Zemaj tha se Qeveria duhet të ndalojë gjuetinë.
“Kosova ka nevojë për shërbimet e heronjve të kohës – mjekëve dhe punonjësve shëndetësor. Qytetarët tanë kanë nevojë për shëndet të mirë. Andaj, qeveri, ndale këtë gjueti!”, ka thënë Zemaj.