13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Zemaj: Qeveria as s’po di, as s’po dëgjon

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë të cilën e udhëheq kryeministri Albin Kurti, duke thënë se ajo “as nuk po di e as nuk po dëgjon”.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se LDK-ja qysh nga muaj mars i ka propozuar katër masa përmbajtësore për përballje me krizën e rritjes së çmimeve.

Ai tregon se nga propozimet e LDK-së janë reduktimi i akcizës dhe normës së TVSH-së për derivate dhe rritjen e subvencioneve në bujqësi.

“Qeveria, as nuk po di e as nuk po dëgjon. LDK, nga marsi, më shumë se 4 herë i ka propozuar 4 masat më përmbajtësore për përballje me krizën: 1.Reduktimin e akcizës dhe normës së TVSh-së për derivate, për tre muaj, me mundësi vazhdimi për tre muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. 2.Zgjerimin e listës së produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSh-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi  për tre muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. 3.   Indeksimin e pagave, të  përfitimeve pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike. 4.  Rritjen e subvencioneve në bujqësi”, ka thënë Zemaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=581736903308173&id=100044156048020

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit