9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zemaj për sesionin pranveror të Kuvendit: U karakterizua me skandale të mëdha, paaftësia e pushtetit mbeti

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se sesioni pranveror i Kuvendi ka përfunduar, por paaftësia e pushtetit mbeti.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se sesioni pranveror në Kuvend u karakterizua në përditshmëri me skandale të mëdha, duke përmendur koordinimin me Radojçiqin e deri tek skandali i vajit të rezervave shtetërorë.

“Sesioni pranveror i Kuvendit përfundoi, por paaftësia e pushtetit mbeti! Sesioni pranveror në Kuvendin e Kosovës u karakterizua në përditshmëri me skandale të mëdha, prej koordinimit me Radojqiqin, deri tek skandali i vajit të rezervës shtetërore, nga paftësia për menaxhim të Kuvendit e Qeverisë e deri te dhuna në seanca të Kuvendit, shkelje kushtetuese të shumta, kapje të shtetit, korrupsion masiv në instancat më të larta, qeveri e mbyllur dhe e sanksionuar nga aleatët e Kosovës, në luftë të hapur me media e gjithë ata që mendojnë ndryshe.” – ka shkruar Zemaj.

Ai tutje ka folur edhe për shëndetësi, duke thënë se ky sektor po përjeton kaos organizativ, me tendencë për kontroll të secilit institucion shëndetësor.

“Ashtu secila temë tjetër, nën udhëheqjen e pushtetit populist të VV-së shëndetësia po përjeton kaos organizativ, me tendencë për kontroll të secilit institucion shëndetësor, me kapje të sistemit me militantë të ndëgjueshëm, mungesë e madhe profesionalizmit, listat e gjata të pritjes dhe mungesa e barnave, dështim në miratimin e ligjeve të reja, kishin premtuar se do t’i miratonin dhjetëra ligje, e miratuar vetëm 1, me votat e LDK-së, mos të flasim për sigurimet shëndetësore, sistemin shëndetësor informativ asnjë levizje pozitive. Tri vite qeverisje – ndërrim të ministrave, ndërrime të drejtorëve, ende flasin për plane, strategji sikur të ishin në ditët e para të qeverisjes.” – ka vazhduar ai.

Deputeti i LDK-së ka thënë ndër të tjera se si parti opozitare kanë folur për të gjitha temat duke dhënë zgjidhje për të gjitha problemet.

“Si parti opozitare kemi folur për gjitha temat, jo vetëm sa për të bërë opozitë, por kemi dhënë zgjidhje për gjitha problemet, qoftë për shëndetësi, për dialog e politikë të jashtme, ekonomi e drejtësi, kemi ndalë me rrugë demokratike përpjekjet e këtij pushteti për kapjen e drejtësisë, do ta bëjmë prap edhe më fuqishëm sepse Kosovën e kemi vendin tonë që e kemi ngritur me sakrificë të madhe dhe nuk do t’i lejojmë avantuarierët politik ta shkatërrojnë atë.” – ka përfunduar Zemaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit