1.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Zemaj për rritjen e rasteve me Covid-19: Shqetësuese, po bëhen pak testime

- Advertisement -

Siç u bë e ditur sot nga Ministria e Shëndetësisë nga 2376 testime janë 871 raste pozitive. Po sipas kësaj ministrie, shkalla e përqindjes së rasteve arrin në 36.65 për qind.

Ministria, po ashtu, ka njoftuar se certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës është funksionale në vendet e BE-së, duke shtuar se qytetarët duhet të hyjnë në platformën e E-Kosova dhe ta shkarkojnë përsëri atë.

Lidhur me situatën e infeksionit me COVID-19, që po mbretëron tani në vend, deputeti nga radhët e LDK-së, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në “Info Plus”, deklaroi se rritja e rasteve është tepër e shpejtë dhe përqindja gjithashtu e madhe.

“Situata është shqetësuese, ngase testimet po bëhen numerikisht pak, ndërkohë që infeksionet janë të mëdha, bile ka pasur raste që kanë përfunduar me fatalitet”, deklaroi Zemaj.

Më tej ai kritikoi qasjen e Ministrisë dhe të Qeverisë në përgjithësi, ndaj kësaj situate, ndaj pandemisë por edhe ndaj sektorëve të tjerë të shëndetësisë.

“Kemi numër të ulët të vaksinimit, mungesa e dozës përforcuese tek moshat e vjetra, kanë munguar aktivitetet e Minsitrisë për sensibilizimin e situatës te qytetarët”, tha, mes tjerash, ish-ministri Zemaj. /RTK/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit