3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Zemaj për ngritjen e tatimit në pronë: “Oligark” të Martinit ndalni këto veprime

- Advertisement -

Partitë opozitare kanë shprehur pakënaqësi dy ditët e fundit se tatimi në pronë për vitin 2023 u ka ardhur dyfish më shtrenjtë në krahasim me vitin 2022.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se urgjentisht duhet të rishikohet vendimi i rritjes së faturës për tatim në pronë,

Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka reaguar pas shqetësimit të qytetarëve ku ka thënë se në këtë kohë inflacioni, të gjithë qytetarët janë të brengosur për rritjen prej 100 për qind të faktuarave të tatimit në pronë.

Postimi i plotë:

Urgjent të rishikohet vendimi i rritjes së fatures për tatimin në pronë.

Të gjithë qytetarët të brengosur në këtë kohë të inflacionit të lartë me rritjen prej 100% të faturave të tatimit në pronë. Në çdo vend sot këdo që takon nga furrtari, puntori , institucioni e deri të lëvizjet në rrugë ky veprim i kësaj qeverie të paaftë e të papërgjegjëshme po shihet si skandal që rëndon edhe më shumë mirëqenien e tyre.

Edhe qfarë goditje tjetër duhet të presin nga kjo qeveri që të ju thellohet varfëria qytetarëve të vendit tonë.

“Oligark” të Martinit ndalni këto veprime

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit