5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Zemaj: Pa mbështetjen e ShBA-së, s’mund të ecim përpara

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, t’i intensifikojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Sipas tij konfrontimi me partnerët e vendit, sidomos me SHBA-në, nuk i bën nder Kosovës.

Ai në Debat Plus tha se Kosova nuk mund të ecë përpara pa mbështetjen e ShBA-së.

“Pa SHBA-në, pa mbështetjen e tyre, ushtarake e politike nuk mund të ecim përpara. Nëse vazhdon me  quajt deklaratat e sekretarit të shtetit amerikan naive, atëherë s’e di për çfarë përgjegjësie po flasim”, ka thënë ai.

Tutje Zemaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta përdorë gjuhën populliste por ta përdor situatën kur Serbia është në defanzivë, në të mirë të Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit