Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar Vetëvendosjen për mungesë të marrëveshjes për konstituimin e institucioneve.
Ai ka thënë se VV duhet të lëshojë rrugë ose të krijojë mundësi për dalje nga ngërçi.
“Nuk kemi indikacion që VV ka bërë ndonjë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit. Kjo është e tepërt çka po ndodh me institucionet e Kuvendit. Ata ose duhet të hapin rrugë ose të krijojnë mundësi dhe të mos vazhdojnë më ngërçin. Që o tu ndodh edhe një farë krize apo amullie edhe në institucionet qendrore edhe ato lokale”, tha ai.