21.2 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Zemaj: Nuk vendosi unë për pagën, është çështje procedurale dhe ligjore

- Advertisement -

Është çështje procedurale dhe ligjore tha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj kur u pyet nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë merituar pagën e cila iu është ekzekutuar në muajin maj.

Pas dështimit për herë të njëzet e katërt të seancës konstituive, Zemaj para gazetarëve tha se detyra e deputetit është që të vijnë sipas rregullores në kuvend për të qenë pjesë e vendimmarrjes.

“Nuk vendosi unë për pagën. Është çështje procedurale dhe ligjore. Mund të duket pyetje atraktive, por nuk është në kontekstin dhe zgjidhjen e këtij problemi. Seancat janë të thirrura ashtu siç i takon me rregullore. Këtë detyrë e ka deputeti, me ardhë dhe të bëhet pjesë e vendimmarrjes. Detyrë tjetër përpos të përfaqësimit edhe punëve të tjera që janë dhe ligjore edhe kushtetuese, deputetët nuk kanë”, tha Zemaj.

Deputetët dështuan të konstituojnë kuvendin edhe në përpjekjen e 24-të. As sot koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, nuk arriti të formojë Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.

Të ngjashme

Të fundit